Obtenez 3 mois à 0,99 $/mois

OFFRE D'UNE DURÉE LIMITÉE
Page de couverture de Kinotekë n'Sol

Kinotekë n'Sol

Kinotekë n'Sol

Auteur(s): SOL 89
Écouter gratuitement

À propos de cet audio

"Kinotekë n'Sol" është një podcast i dedikuar eksplorimit të lidhjeve mes literaturës dhe kinemasë. Në këtë podcast, diskutohen libra dhe filma, shpesh duke u thelluar në ndikimin e njëri-tjetrit. Çdo episod ofron një vështrim të thelluar mbi mënyrën se si narrativa e një libri mund të përshtatet në film, si dhe si elementët e kinemasë mund të pasurojnë përvojën e leximit.SOL 89 Art
Épisodes
  • Arjola Demiri: Fëmijëria, Karriera & Rrëfimi i një Ylli të Kinemasë Shqiptare
    Dec 5 2025

    Në episodin e 8-të të Kinotekë n’SOL, aktorja Arjola Demiri sjell një nga rrëfimet më të sinqerta, të thella dhe më njerëzore të sezonit. Një bisedë që udhëton nga bjeshkët e veriut te dritat e teatrit, nga fëmijëria e mbushur me përralla te sfidat e sotme të një aktoreje në një industri që ndryshon çdo ditë.Arjola flet për punët e pazakonta që e rritën si njeri, për përplasjet me mediat dhe famën, për artin, për fëmijët, për traditën, për të vërtetat që shpesh fshihen pas skenës – dhe për rolet që e sfiduan emocionalisht.Kjo është një bisedë për artin, kulturën, për rrugët e vështira të aktrimit dhe për guximin që duhet për të mbetur vetvetja në një botë plot zhurmë.

    Voir plus Voir moins
    1 h et 39 min
  • Bujar Asqeriu hap Zemrën në Kinotekë: Një rrugëtim Pasioni & Aktrimi që ka ndryshuar Shqiptarët!
    Nov 26 2025

    Një nga episodet më të ndjera të Kinotekë n’SOL!Aktori i madh Bujar Asqeriu hap zemrën dhe tregon rrugëtimin e tij artistik – nga ditët e para në teatër, te bashkëpunimet me emrat më të mëdhenj të kinemasë shqiptare, sfidat, rolet më të rëndësishme dhe betejat që arti ka kaluar në dekadat e fundit.Në këtë bisedë të sinqertë, Bujari flet për:– disiplinën dhe përkushtimin në mjeshtërinë e tij– bashkëpunimin me Dhimitër Anagnostin dhe rolet sfiduese– gjendjen e artit shqiptar sot dhe çfarë është humbur ndër vite– kujtimet e paharrueshme me Bekim Fehmiun– kinemanë para viteve ’90 krahasuar me realitetin e sotëm– raportin me aktorët e rinj, pasionin dhe të vërtetat e skenësNjë episod plot reflektime, emocione dhe histori të rralla nga një artist që ka lënë gjurmë.🎙️ Moderuar nga: Vjola Gremi & Egon Loli🎬 I ftuar: Bujar Asqeriu📻 Prodhuar nga: Radio SOL 89.0 FM | SOL89 Media

    Voir plus Voir moins
    1 h et 35 min
  • Armand Xhuli & Einar Nelku: Muzika, Horoskopi & Emisioni që do t’ju Ndryshojë Mëngjesin në Radio SOL
    Nov 24 2025

    Një episod plot energji, humor dhe inspirim! 🌠Në këtë javë të Kinotekë n’SOL, Armand Xhuli dhe Einar Nelku zbulojnë prapaskenat e emisionit më të ri të Radio SOL – “Mesazhi i Yjeve”.Një program që bashkon astrologjinë me muzikën, humorin me reflektimin dhe yjet me ndjenjat njerëzore.Nga Tirana e vjetër, te historitë personale dhe ndjenjat personale, nga debati për AI & historinë deri te reflektimi për rrjetet sociale, ky episod është një mozaik emocionesh, batutash dhe idesh.🎙️ Moderuar nga: Vjola Gremi & Egon Loli🌟 Të ftuar: Armand Xhuli & Einar Nelku📻 Prodhuar nga: Radio SOL 89.0 FM | SOL89 Media

    Voir plus Voir moins
    1 h et 44 min
Pas encore de commentaire